Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Suspendohet Prokurori Basri Morina
Suspendohet Prokurori Basri Morina

Prishtinë, 29 janar 2016 -  Posa ka ardhur informata në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi, më datë 07 janar 2016, se prokurori Basri Morina ka marrë pjesë në një tubim me karakter religjioz më datë 14 nëntor 2015, i organizuar nga një person i cili dyshohet për vepër penale që ndërlidhet me terrorizëm, menjëherë është dërguar e njëjta informatë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër E. Sh. Dhe E. Sh për vrasje të trefishtë
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër E. Sh. Dhe E. Sh për vrasje të trefishtë

Prizren, 29 janar 2016 – Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të akuzuarve E. Sh. dhe E. Sh, për vrasje të trefishtë. Të akuzuarit E. Sh. dhe E. Sh më datë 8 mars 2015, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte kanë ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta  tani të ndjerëve Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bergin Ersoy të gjith&...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër N. B
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër N. B

Prizren, 29 janar 2016 – Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N. B, për vrasje të rëndë. N. B., akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i KP-së. Po ashtu, i nj&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësues të federatës Sindikale të Shëndetësisë
Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësues të federatës Sindikale të Shëndetësisë

Prishtinë, 28 janar 2016 / Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi,  priti sot në takim përfaqësues të Federatës Sindikale të Kosovës. Kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi fillimisht i njoftoi të pranishmit me kompetencat ligjore dhe kushtetuese që ka Prokurori i Shtetit, duke theksuar se Prokurori i Shtetit kujdeset të siguroj trajtim të barabartë objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione ...

Lexo më shumë
Njoftim për qytetarë
Njoftim për qytetarë

Prishtinë, 27 janar 2016 / Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se lidhur me rastin “STENTA” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë. Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë, të cilët ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, takoi Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, takoi Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla

Prishtinë, 21 janar 2016 / Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Lulzim Sylejmani, po qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të kësaj vizite kryeprokurori Lumezi është pritur nga homologu i tij shqiptar, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, me të cilin është ...

Lexo më shumë
Blerim Isufaj zgjedhet kryesues i KPK-së
Blerim Isufaj zgjedhet kryesues i KPK-së

Prishtinë, 14 janar 2016 - Është mbajtur takimi i njëqindenjëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh edhe kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Gjatë këtij takimi anëtarët e rinj të KPK-së, përveç betimit të bërë, si pikë të rendit të ditës kishin edhe zgjedhjen e ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Enver Hasani për veprat penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Enver Hasani për veprat penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 13 janar 2016/ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar, nga neni 434 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422  par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ka pushuar hetimet pë...

Lexo më shumë