Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër N. B

Prizren, 29 janar 2016 – Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N. B, për vrasje të rëndë.

N. B., akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i KP-së.

Po ashtu, i njëjti akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij të mitur. Me veprimet e tilla N. B., ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 nënparagrafi 4.2 lidhur me paragrafin 2 të KP-së.