Prishtinë, 19 maj 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik në lidhje me artikullin e botuar në “Koha.net” me titullin “I mbijetuari i masakrës së Dubravës kërkon që Prokuroria të zgjohet nga gjumi”. Prokuroria Speciale njofton opinion publik se hetimet në lidhje me rastin e Dubravës janë duke vazhduar. Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se fillimisht, ky rast ka qenë i ...
Lexo më shumëPrishtinë, 18 maj 2022 - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj. Gjatë këtij takimi, U.D Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i ATK-së kanë folur për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e veprave penale lidhur me çështjet financiare dhe ekonomike në ...
Lexo më shumëPrishtinë, 18 maj 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, më 17 maj 2022, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit A.S., në drejtim të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së. ...
Lexo më shumëPrishtinë, 17 maj 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale t&...
Lexo më shumëPrishtinë, 16 maj 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e kolegjiumit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, ku të pranishëm ishin edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët monitorojnë prokuroritë përkatëse. Në fillim të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi u interesuar për gjendjen n&...
Lexo më shumëMitrovicë, 16 maj 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale. Prokuroria njofton opinionin se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprë...
Lexo më shumëPrishtinë, 13 maj 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. U.D Kryeprokurori Kelmendi dhe Ministrja Haxhiu, biseduan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë penale, procesin e reformës në drejtësi si dhe identifikimin dhe tejkalimin e sfidave në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, ata shkëmbyen ...
Lexo më shumëGjakovë, 13 maj 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Ll për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, në mes të datave 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, i pandehuri Sh. ...
Lexo më shumë