Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër E. Sh. Dhe E. Sh për vrasje të trefishtë

Prizren, 29 janar 2016 – Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të akuzuarve E. Sh. dhe E. Sh, për vrasje të trefishtë.

Të akuzuarit E. Sh. dhe E. Sh më datë 8 mars 2015, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte kanë ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta  tani të ndjerëve Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bergin Ersoy të gjithë nga Prizreni.

Me këto veprime të akuzuarit E. Sh dhe E. Sh si bashkëkryerës kanë  kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.11.  lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Po ashtu, që të dy të akuzuarit kanë kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 pargrafi 1 i KP-së.