Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË DHE POLICIA E KOSOVËS
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË DHE POLICIA E KOSOVËS

  Prishtinë, 11 tetor 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa personave të dyshuar në kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Më  datë 10.10.2023, në bashkërendim u realizua operacioni policor, ku janë arrestuar ...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër dy të pandehurave në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen në Fushë Kosovë
Aktakuzë kundër dy të pandehurave në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen në Fushë Kosovë

  Prishtinë, 9 tetor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të KPRK-së.  Sipas aktakuz&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarat në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen e Fushë Kosovës
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarat në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen e Fushë Kosovës

  Prishtinë, 20 shtator 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të ...

Lexo më shumë
Prokurori i Shtetit urdhëron ndalimin e një personi për marrje ryshfeti
Prokurori i Shtetit urdhëron ndalimin e një personi për marrje ryshfeti

  Prishtinë, 4 shtator 2023 –Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është ...

Lexo më shumë
Aktakuzë me kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi për kanosje të një deputeteje
Aktakuzë me kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi për kanosje të një deputeteje

  Prishtinë, 29 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së. Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, më 02.05.2023, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele në emër dhe vulë të një notereje dhe dokumente të tjera   
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele në emër dhe vulë të një notereje dhe dokumente të tjera  

  Prishtinë, 6 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së. I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ...

Lexo më shumë
Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e 30 drunjëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës
Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e 30 drunjëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

  Prishtinë, 5 qershor 2023 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi priti përzemërsisht përfaqësues nga EULEX, për ta shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, në të cilën u mbollën rreth 30 drunjë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, më konkretisht në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Kjo iniciativë u realizua pikërisht në këtë ditë ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për rastin e “PAYKOS”
Aktakuzë për rastin e “PAYKOS”

  Prishtinë, 4 maj 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 3 maj 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 291 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, dhe lidhur me nenin 81 paragrafi 1 nën paragrafi  1.2 dhe 1.5 të KPRK-së. Sipas aktakuzës, i pandehuri, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit ...

Lexo më shumë