Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e 30 drunjëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

 

Prishtinë, 5 qershor 2023 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi priti përzemërsisht përfaqësues nga EULEX, për ta shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, në të cilën u mbollën rreth 30 drunjë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, më konkretisht në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kjo iniciativë u realizua pikërisht në këtë ditë kushtuar mjedisit, duke kontribuar në zbutjen e efekteve negative të ndotjes së ajrit në Kosovë, si dhe u përshëndet me falënderime të panumërta ndaj EULEX për bashkëpunimin e përkrahjen e tyre të vazhdueshme dhënë institucionit të Prokurorisë.