Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele në emër dhe vulë të një notereje dhe dokumente të tjera  

 

Prishtinë, 6 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.

I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ka falsifikuar dokumentin publik, dhe atë kontratën mbi shitblerjen e një parcele, me emër dhe vulë të një notereje, autorizimin noterial për paluajtshmëri, urdhër pagesa etj., çka me këto veprime ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e po ashtu ka vënë në lajthim personin e autorizuar në Zyrën Kadastrale të Komunës së Prishtinës për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbejë si provë për regjistrimin e pronës, duke e regjistruar pronën në emër të të pandehurit, si dhe pas këtij veprimi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka fshehur faktet, ashtu që duke e vënë  në lajthim një notere tjetër i shtytë të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, duke ua prezantuar pronën si të tijën dhe duke ua shitur atyre.

Lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.