Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Sqarim lidhur me shkrimin e datës 3 prill 2019 në gazetën “Koha Ditore” me titull: “KPK-ja shmang britanikët nga konkursi për Kryeprokurorin Special
Sqarim lidhur me shkrimin e datës 3 prill 2019 në gazetën “Koha Ditore” me titull: “KPK-ja shmang britanikët nga konkursi për Kryeprokurorin Special

Prishtinë, 3 prill 2019 - Sa i përket shkrimit të ditës së sotme, 3 prill 2019, në gazetën “Koha Ditore”, me titull: “KPK shmang britanikët nga konkursi për Kryeprokurorin Special”, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se bazuar në aktet normative në fuqi, që kanë të bëjnë me funksionimin e veprimtarisë së përgjithshme të sistemit prokurorial, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme pë...

Lexo më shumë
Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 3 prill 2019 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) janë të shqetësuar me aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare. Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorë...

Lexo më shumë
Mbahet punëtori për hartimin e projekteve të sistemit prokurorial për donatorë
Mbahet punëtori për hartimin e projekteve të sistemit prokurorial për donatorë

Prishtinë, 1 prill 2019 – Hartimi i projekteve dhe përcaktimi i nevojave dhe prioriteteve të sistemit prokurorial ishte në fokus të punëtorisë së mbështetur nga Projekti “Përmirësimi  i qasjes në reformën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, projekt ky, i cili zbatohet nga UNDP-ja me mbështetje financiare të Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë. Në kuadër të kësaj ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i 164-të i KPK-së
Mbahet takimi i 164-të i KPK-së

Prishtinë, 27 mars 2019 – Takimi i 164-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, kishte në fokus të shqyrtimit dhe diskutimit një sërë çështjesh të rëndësishme për sistemin prokurorial.  Pas prezantimit të raportit të Komisionit të caktuar nga KPK-ja për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Prokurorisë Speciale të Republikës s&...

Lexo më shumë
Prokurorja Merita Bina – Rugova zgjidhet anëtare e KPK-së nga radhët e PSRK-së
Prokurorja Merita Bina – Rugova zgjidhet anëtare e KPK-së nga radhët e PSRK-së

Prishtinë, 25 mars 2019 - Në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është realizuar procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e këtij institucioni prokurorial. Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PSRK-së, nga 15 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të ...

Lexo më shumë
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KPK-së dhe Akademisë së Drejtësisë
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KPK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 20 mars 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për mbështetjen e avancimit profesional dhe lehtësimin e zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial. Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë me këtë rast se ky memorandum do të fokusohet kryekëput në shkëmbimin e ...

Lexo më shumë
Diskutohet për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve të vitit 2018
Diskutohet për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve të vitit 2018

Prishtinë, 15 mars 2019 - Komisioni për Administrim të Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Miliq, ka mbajtur takimin e radhës, me ç ‘rast ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi për sistemin prokurorial. Në këtë takim është diskutuar për ngarkesën dhe zgjidhjen e lëndëve nëpër prokurori në vitin 2018, si dhe nevojat për transferime t&...

Lexo më shumë
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Prishtinë, 14 mars 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Ruairi O’Connell.   Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për vizitën dhe njëkohësisht për ofrimin e ndihmës së gjithanshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ...

Lexo më shumë