Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet punëtori për hartimin e projekteve të sistemit prokurorial për donatorë

Prishtinë, 1 prill 2019 – Hartimi i projekteve dhe përcaktimi i nevojave dhe prioriteteve të sistemit prokurorial ishte në fokus të punëtorisë së mbështetur nga Projekti “Përmirësimi  i qasjes në reformën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, projekt ky, i cili zbatohet nga UNDP-ja me mbështetje financiare të Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj punëtorie kanë marrë pjesë Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, së bashku me udhëheqësit e njësive të tjera organizative dhe stafin tjetër profesional të KPK-së.

Me ketë rast janë diskutuar sfidat kryesore të identifikuara në procesin e bashkëpunimit me donatorë lidhur me projektet aktuale, të cilat e mbështesin sistemin prokurorial dhe për nevojat dhe prioritetet vijuese.

Në përfundim të kësaj punëtorie është bërë hartimi i projekteve bazuar në nevojat e paraqitura nga njësitë organizative dhe projektit të përmbledhur, që do të prezantohet së shpejti para donatorëve, në të cilin janë përcaktuar objektivat specifike, rezultatet e pritshme, aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe përfituesit.