Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Dekretohen 12 prokurorë të rinj
Dekretohen 12 prokurorë të rinj

Prishtinë, 7 maj 2019 – Në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës ka dekretuar 12 prokurorë të rinj të shtetit. Në prani të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, 12 prokurorët e posadekretuar dhanë betimin e tyre para Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke u zotuar se do ta kryejnë detyrën e prokurorit ...

Lexo më shumë
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës zhvilluan një ndeshje futbolli me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Italisë
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës zhvilluan një ndeshje futbolli me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Italisë

Prishtinë, 6 maj 2019 - Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje futbolli me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Italisë, ndeshje kjo, e cila u zhvillua në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri”. Ky aktivitet rekreativ u mbajt në shenjë të bashkëpunimit dhe përmbylljes së suksesshme profesionale të Projektit të Bashkimit Evropian ...

Lexo më shumë
Vlerësohen planet e punës dhe dokumentet strategjike të Këshillit Prokurorial
Vlerësohen planet e punës dhe dokumentet strategjike të Këshillit Prokurorial

Prishtinë, 26 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Kryesuesin e Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, Zejnullah Gashi, ka marrë pjesë në punëtorinë në kuadër të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi dhe diskutimi i dokumentit ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i 166-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Mbahet takimi i 166-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 25 prill 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 166-të, të cilin e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, me ç‘rast janë shqyrtuar dhe miratuar disa çështje të rëndësishme.  Kryesuesi Bahri Hyseni ka thënë në fillim të takimit se Këshillin Prokurorial të Kosovës e presin procese të rëndësishme, realizimi i të cilave kërkon dinamikë të ...

Lexo më shumë
Diskutohet dhënia e prioritetit të ekspertizave forenzike për sistemin prokurorial
Diskutohet dhënia e prioritetit të ekspertizave forenzike për sistemin prokurorial

Prishtinë, 24 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Blerim Olluri, më të cilin ka biseduar për çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mbështetjes së nevojshme për ofrimin e shërbimeve forenzike me prioritet të lartë dhe në kohë sa më të shpejt&...

Lexo më shumë
Reagim i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Reagim i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 23 prill 2019 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) shpreh indinjatë të thellë për gjuhën denigruese, propaganduese, ofenduese dhe kërcënuese të subjektit politik “Vetëvendosje”, e cila ka marrë përmasa tendencioze dhe synon cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit prokurorial. Këshilli u bën thirrje publike të gjithë faktorëve, në veçanti, subjekteve politike që të ...

Lexo më shumë
Vlerësohet mbështetja holandeze për sistemin prokurorial
Vlerësohet mbështetja holandeze për sistemin prokurorial

Prishtinë, 18 prill 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Koordinatoren regjionale të Rrjetit për Sundimin e Ligjit për ambasadat holandeze në Ballkanin Perëndimor, Dicky Methorst-de Bie, me të cilat ka biseduar për një sërë temash, që ndërlidhën me fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kryesuesi Hyseni e ka njoftuar ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Hyseni prezanton aktivitetet e KPK-së që ndërlidhen me Agjendën “Drejtësia 2020”
Kryesuesi Hyseni prezanton aktivitetet e KPK-së që ndërlidhen me Agjendën “Drejtësia 2020”

Prishtinë, 17 prill 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, kanë mbajtur takimin e tretë të Bordit të Përbashkët të Agjendës “Drejtësia 2020”, takim ky, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare. Në këtë takim janë trajtuar nj&...

Lexo më shumë