Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Dekretohen 12 prokurorë të rinj

Prishtinë, 7 maj 2019 – Në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës ka dekretuar 12 prokurorë të rinj të shtetit.

Në prani të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, 12 prokurorët e posadekretuar dhanë betimin e tyre para Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke u zotuar se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, emrat e 12 kandidatëve për prokurorë janë dërguar te Presidenti për dekretim, pasi që të njëjtit i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces ky, i cili është udhëhequr nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Nga 12 prokurorët e rinj të posadekretuar, 6 prej tyre do të angazhohen në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, 2 në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, 2 në Prokurorinë Themelore  të Pejës, 1 në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe 1 në Prokurorinë Themelore të Prizren.