Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Përfaqësuesit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës zhvilluan një ndeshje futbolli me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Italisë

Prishtinë, 6 maj 2019 - Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje futbolli me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Italisë, ndeshje kjo, e cila u zhvillua në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Ky aktivitet rekreativ u mbajt në shenjë të bashkëpunimit dhe përmbylljes së suksesshme profesionale të Projektit të Bashkimit Evropian për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.  
Ndeshja përfundoi në të mirë të ekipit të përfaqësuesve të sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës me rezultat 4:1.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv, krerët e të dyja përfaqësuesve u shprehën të kënaqur për efektet e arritura konkrete për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke thënë se edhe në të ardhmen do të organizohen evenimente të tilla sportive me karakter relaksues ndërmjet sistemeve homologe prokuroriale dhe gjyqësore kosovare dhe evropiane.