Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Krasniqi, me rastin e vdekjes së z. Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Krasniqi, me rastin e vdekjes së z. Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

  E nderuar familje Krasniqi,   Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z. Enver Krasniqi. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Me k&...

Lexo më shumë
Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi
Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi

Prishtinë, 4 mars 2021 – E nderuara familje Krasniqi,  Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi. Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.  Ju ...

Lexo më shumë
Kërkohet masa e paraburgimit ndaj një personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” me pasojë vdekje
Kërkohet masa e paraburgimit ndaj një personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” me pasojë vdekje

Ferizaj, 03 Mars 2021 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë...

Lexo më shumë
Ndalohet një person në rastin “Subvencioni 2021”
Ndalohet një person në rastin “Subvencioni 2021”

Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së. Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit,  dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale

Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 01 mars 2021 – Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar p&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Prishtinë, 1 mars 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim pune me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.  Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e BE-së me të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit, si dhe për angazhimin institucional në funksion të fuqizimit të llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial.   Temë qendrore e diskutimit të përbashkët në këtë takim ishte ...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është ...

Lexo më shumë