Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale


Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.