Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 25 Shkurt 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik lidhur me rastin “THESARI”.  Deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët gjenden në paraburgim për veprat penale “ Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 414 paragrafi 2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-ës dhe “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprë...

Lexo më shumë
Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D
Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D

Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj 11 personave për marrje e dhënie ryshfeti
Kërkohet paraburgim ndaj 11 personave për marrje e dhënie ryshfeti

Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm &...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë

Prishtinë, 24 Shkurt 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit
Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit

Gjilan, 24 Shkurt 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit. Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra. Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor

Gjilan, 23 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.T., A.T. dhe A.S., për shkak të dyshimit se janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, t&...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.  Për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës informatat që kemi në dispozicion aktualisht nuk mund ti ndajmë me ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për bashkësi jashtëmartesore nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për bashkësi jashtëmartesore nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet

Gjilan, 23 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, nga neni 240 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas ...

Lexo më shumë