Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë kundër personit i cili ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”
Aktakuzë kundër personit i cili ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”

  Prishtinë, 20 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.Ç., pasi në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, më 10 korrik 2022 në Prishtinë, i pandehuri i lartcekur, përmes Laptopit të tij ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar
Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar

  Prishtinë, 19 korrik 2023 –Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar të dyshuarin D.B., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, sipas KPRK-së. I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilë...

Lexo më shumë
Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

  Prishtinë, 13 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në k&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele në emër dhe vulë të një notereje dhe dokumente të tjera   
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele në emër dhe vulë të një notereje dhe dokumente të tjera  

  Prishtinë, 6 korrik 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së. I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për ushtrim të ndikimit
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për ushtrim të ndikimit

  Prishtinë, 9 qershor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit H.J., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së. I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 08.06.2023, pas veprimeve hetimore të ndërmarra në koordinim me Policinë e ...

Lexo më shumë
Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e 30 drunjëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës
Shënohet Dita Botërore e Mjedisit me mbjelljen e 30 drunjëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

  Prishtinë, 5 qershor 2023 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi priti përzemërsisht përfaqësues nga EULEX, për ta shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, në të cilën u mbollën rreth 30 drunjë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, më konkretisht në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Kjo iniciativë u realizua pikërisht në këtë ditë ...

Lexo më shumë
​​​​​​​Aktakuzë kundër katër personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta
​​​​​​​Aktakuzë kundër katër personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

  Prishtinë, 25 maj 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zgjerimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, hetimit financiar dhe ekspertizës financiare ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307, paragrafi 1 të KPRK-së. Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur n&...

Lexo më shumë
Ndalohet një person në rastin ”Visametric”
Ndalohet një person në rastin ”Visametric”

  Prishtinë, 23 maj 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, ...

Lexo më shumë