Gjakovë, 11 nëntor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies. Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e ...
Lexo më shumëGjakovë, 28 tetor 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi”, dhe “Kanosja”, si dhe, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të ...
Lexo më shumëGjakovë, 26 tetor 2022 –Nën organizimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, sot, në Gjakovë është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”. Në këtë takim të udhëhequr nga U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë EnisGashi, të pranishëm ishin edhe ...
Lexo më shumëGjakovë, 19 tetor 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, pas hartimit të planit operativ me DRP-Gjakovë dhe me asistimin e dy drejtorive Rajonale të Policisë Prizren dhe Pejë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja ...
Lexo më shumëGjakovë, 05 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022, në Gjakovë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarë...
Lexo më shumëGjakovë, 05 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022 në Gjakovë, i pandehuri E.N., me përdorim të forcës e detyron ...
Lexo më shumëGjakovë, 03 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve A.F., K.N., si dhe, L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, më 02 tetor 2022, ...
Lexo më shumëGjakovë, 03 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë, ku i dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e ...
Lexo më shumë