Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunën në familje

Gjakovë, 11 nëntor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

 

Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.