Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Ndalohen tetë persona lidhur me rastin e vrasjes në Hallaq të Lipjanit
Ndalohen tetë persona lidhur me rastin e vrasjes në Hallaq të Lipjanit

Prishtinë, 3 korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan, me dyshimin se njëri prej tyre ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pron&...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër katër personave për rrëmbim
Aktakuzë kundër katër personave për rrëmbim

Prizren, 19 qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer  veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari J.I., më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, është ndaluar, ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Jashari priti në takim përfaqësuesit e projektit SMIL
Kryeprokurori Jashari priti në takim përfaqësuesit e projektit SMIL

Ferizaj, 11 Qershor 2020- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur takim  me udhëheqësin e Departamentit të Teknologjisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, z Nexhat Haziri, Drejtorin e Policisë Rajonale në Ferizaj, shefat e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, anëtarët dhe trajnerët e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).  Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth bashkë...

Lexo më shumë
Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë
Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

Prishtinë, 6 qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim kundër personit të dyshuar për lëndim të rëndë trupor
Kërkohet paraburgim kundër personit të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Gjilan, 05 Qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.A., i cili dyshohet se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një personi të mitur.   Sipas kërkesës, dyshohet se më 03 Qershor 2020, në Gjilan, i dyshuari A.A., me dashje e ka lënduar rëndë të dëmtuarin e mitur të mosh&...

Lexo më shumë
Koordinohen veprimet për mbrojtën e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” nga degradimi
Koordinohen veprimet për mbrojtën e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” nga degradimi

Pejë, 5 qershor 2020 - Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambientit, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, krye-shefin e DAPK-së, me zyrtarët përgjegjës dhe kryeinspektorin  e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Temë e diskutimit në takimin e thirrur nga prokurori i shtetit me përfaqësuesit e institucioneve të lartcekura, ishte “Trajtimi i uzurpimeve t&...

Lexo më shumë
Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për fajde
Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për fajde

Gjilan, 05 Qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të ...

Lexo më shumë