Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau bashkëshorten e tij
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau bashkëshorten e tij

Gjilan, 26 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.M., i cili dyshohet se me shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.   Sipas kërkesës, ekzison dyshimi i bazuar se, më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të ...

Lexo më shumë
Vrasje e rëndë në komunën Kamenicës
Vrasje e rëndë në komunën Kamenicës

Gjilan 25 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm - shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjer&...

Lexo më shumë
Aktakuzë per marrje e ryshfetit e keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë per marrje e ryshfetit e keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 24 korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda–Njësia kundër Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të KPRK-s&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike

Gjilan, 24 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 të ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ‘’Vrasje të rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ‘’Vrasje të rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’

Gjilan, 24 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarit I.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ''Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal ...

Lexo më shumë
Ngritet aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Grabitje” dhe një personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Ngritet aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Grabitje” dhe një personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Ferizaj, 24 Korrik 2020-  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy (2) personave, me inicialet B.G., nga Ferizaj, V.S.,nga komuna e Vitisë  për veprat penale të grabitjes, dhe L.R., nga Prishtina, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Sipas aktakuzës së Prokrurorisë, të pandehurit B.G., dhe V.S., nga data 15 Janar 2020 ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për personin lidhur me rastin e vrasjes me sëpatë në Fushë Kosovë
Kërkohet paraburgim për personin lidhur me rastin e vrasjes me sëpatë në Fushë Kosovë

Prishtinë, 21 korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrusheshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së ...

Lexo më shumë
Njoftim
Njoftim

  Gjilan, 18 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 18 Korrik 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se është ndarë nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19. I ndjeri, Ismet Ukshini ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij, me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit ...

Lexo më shumë