Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Njoftim për punën vjetore (janar – dhjetor 2011), të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin
Njoftim për punën vjetore (janar – dhjetor 2011), të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin

Prishtinë, 7 shkurt 2012 – Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2011 kanë pasur në punë 959 kallëzime penale kundër 1862 personave, që kanë të bëjnë me korrupsionin. Nga vitet paraprake janë trashëguar 467 kallëzime penale, ndërkaq gjatë vitit 2011 janë pranuar në punë edhe 492 kallëzime penale. Gjatë periudhës janar – dhjetor 2011 prokuroritë e vendit kanë zgjedhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, nd&...

Lexo më shumë
Raporti i punës vjetore (janar-dhjetor 2011), për lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 dhjetor 2010 në Republikën e Kosovës
Raporti i punës vjetore (janar-dhjetor 2011), për lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 dhjetor 2010 në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 2 shkurt 2012 - Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Republikën e Kosovës, më datën 12 dhjetor 2010, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  duke filluar nga 30 dhjetori 2010 e gjer më 9 janar 2011, ia ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 191 raste, përmes së cilave subjektet politike, kandidatët, shoqëria civile dhe vëzhguesit e zgjedhjeve kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin ...

Lexo më shumë
Njoftim
Njoftim

Prishtinë 30 janar 2012 Prokuroria e Shtetit njofton se mbrëmë ka ndërruar jetë prokurorja e Shtetit Zyhra Ademi. Sot kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi do të mbajë ceremoni komemorative për ish prokuroren e Shtetit znj. Zyhra Ademi. Ceremonia komemorative do të mbahet sot, 30 janar 2012, në orën 11.00, në ndërtesën e ish bankës së Lubjanës, kati i IV, Prishtinë. Ndërkaq, varrimi i të ndjerës bë...

Lexo më shumë
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Prishtinë, 29 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë ndaj Gani Sahitit për veprat penale: vrasje e rëndë, nga neni 147 nënpar. 3 dhe 9 i KPK-së dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 i KPK-së. I pandehuri Gani Sahiti, më datën 3 tetor 2011, rreth orës 10:30, në Prishtinë, me dashje, në mënyrë dinake dhe nga hakmarrja e paskrupullt, ka ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër V. Rr. dhe A.M. për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare, Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, si dhe Mashtrim

Prishtinë, 21 dhjetor 2011 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër V. Rr. ish drejtor gjeneral i kompanisë së Sigurimeve ”Kosova e Re” dhe  A. M. qytetar turk, këshilltar i ish drejtorit gjeneral të kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, për shkak të dyshimit se gjatë periudhës kohore 2008 – 2010, kanë kryer veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare neni 339  par. 1 dhe 3 i KPK-së,&...

Lexo më shumë
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M në drejtim të veprës penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M në drejtim të veprës penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve

Prishtinë, 21 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Q. M. nga fshati Shipitullë, komuna e Obiliqit, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve, nga neni 327 par. 2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës. I akuzuari më 13 dhjetor 2011, rreth orës 18:00 nga Republika e Shqipërisë ka tentuar t’i fusë në Republikën e Kosov&...

Lexo më shumë
U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u aprovua propozimi për emërimin e kandidatëve për prokurorë të prokurorive të Qarqeve
U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u aprovua propozimi për emërimin e kandidatëve për prokurorë të prokurorive të Qarqeve

Prishtinë, 16 dhjetor 2011 – Sot u mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi. Në këtë takim u diskutua për propozimin e komisionit vlerësues të kandidatëve për prokurorë në prokuroritë e Qarqeve. Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës votuan për propozimin p&...

Lexo më shumë
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë arrestohen dy policë, një pylltar dhe tre qytetarë të Republikës së Kosovës
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë arrestohen dy policë, një pylltar dhe tre qytetarë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 14 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor, kanë ndërmarrë sot një aksion në regjionin e policisë kufitare në Lluzhan, saktësisht në stacionin policor Keqekollë, ku janë arrestuar dy policë nga stacioni policor Keqekollë dhe një pylltar, të cilët dyshohen për shpërdorimin e detyrës zyrtare ...

Lexo më shumë