Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Njoftim për media
Njoftim për media

Prishtinë 18 nëntor 2016/ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari. Menjëherë pas pranimit të këtij raporti, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditë...

Lexo më shumë
Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës
Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 18 nëntor 2016 -  “Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) rishtazi ka publikuar një raport të titulluar “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.” Në këtë publikim, autori pohon se anëtari i KPK-së, z. Idain Smailji, ka mandat të skaduar dhe nuk duhet të jetë pjesë e Këshillit. Duke marrë parasysh se këto janë pretendime serioze dhe venë në pikë...

Lexo më shumë
PSRK-ja ngritë aktakuzë për një rast ku përfshihen veprat keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare, ikja e personave të privuar nga liria, mundësimi i ikjes së personave të privuar nga liria, lirimi i paligjshëm i personave të privuar nga liria, pengimi i dëshmive apo i procedurave zyrtare, kërcënimi gjatë procedurave penale, dhe pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal apo organizimi i grupit të organizuar kriminal

Prishtinë, 17 nëntor 2016 - Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë në rastin e regjistruar me numër PPS 67/2014 në lidhje me vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’. Njëzetë e katër të pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Prishtinë 8 nëntor 2016 / Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Fillimisht në këtë takim, kryeprokurori Lumezi, e uroi ambasadorin Braathu për pozitën e ambasadorit të OSBE-së.  Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në mes OSBE-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe për  ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.H
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.H

Prizren, 8 nëntor 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.H. Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehuri G.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së. Po ashtu, në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marr&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, zhvilloi takim pune me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, zhvilloi takim pune me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman

Prishtinë, 7 nëntor 2016 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman. Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e  Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht ...

Lexo më shumë
Përfunduan hetimet mbi dyshimet për korrupsion në EULEX
Përfunduan hetimet mbi dyshimet për korrupsion në EULEX

Sot, më 7 nëntor 2016, PSRK-ja dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktvendimin për pushimin e hetimeve në PSRK për rastin me numër PPS 24/2015. Kjo vjen si rezultat i hetimeve të gjata, të thukëta, dhe të paanshme të kryera nga një ekip prokurorial i përbërë prej një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it dhe një prokurori vendor në PSRK.   Hetimet penale kishin të bë...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në konferencën vjetore të prokurorëve të Malit të Zi
Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në konferencën vjetore të prokurorëve të Malit të Zi

Prishtinë, 1 nëntor 2016 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga disa prokurorë nga Zyra e tij, po merr pjesë në konferencën vjetore të prokurorëve të Malit të Zi, e cila po mbahet në kuadër të shënimit të Ditëve të prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi. Gjatë kësaj konference, pjesëmarrësit kanë diskutuar për rënd&...

Lexo më shumë