Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale “Dhunimi”
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale “Dhunimi”

  Ferizaj, 03 Maj 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- komuna e Ferizajt,  për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”

  Ferizaj, 03 Maj 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.   Ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori z. Enis Gashi, priti në takim zyrtarët policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë
Kryeprokurori z. Enis Gashi, priti në takim zyrtarët policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë

  Gjakovë, 2 maj 2024, Kryeprokurori z. Enis Gashi, së bashku me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, priti në takim shefat e sektorit të hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovës dhe Stacioneve Policore të kësaj drejtorie. Tema kryesore e këtij takimi të rëndësishëm ishte koordinimi për kryerjen e detyrave dhe sfidat e ndryshme që paraqiten në punën e përbashkët, identifikimin dhe ...

Lexo më shumë
Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit në mes të UD Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve - koordinatorë për dhunë në familje
Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit në mes të UD Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve - koordinatorë për dhunë në familje

  Prishtinë, 2 maj 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Sevdije Morina, njëkohësisht koordinatore për rastet e dhunës në familje, së bashku me prokurorët-koordinatorë për rastet e dhunës në familje nga të gjitha prokuroritë themelore në vend. Në këtë takim u diskutua p&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë
Aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë

  Prizren, 02 Maj 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, ...

Lexo më shumë
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës

  Prishtinë, 30 Prill 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi ka pritur në takim pune Shefin e Misionit të EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi,  U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Misionit të EULEX-it kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Konkretisht në këtë ...

Lexo më shumë
AKTAKUZË KUNDËR 13 PERSONAVE  PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
AKTAKUZË KUNDËR 13 PERSONAVE  PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE

  Prishtinë, 29 prill 2024 – Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B. Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetë...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

  Prizren, 29 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, së bashku me Koordinatoren për rastet e dhunës në familje, prokuroren Mehreme Hoxha, kanë mbajtur takim me grupin koordinues, me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie. Në këtë takim ishin të pranishëm prokurorët koordinatorë të dhunës ...

Lexo më shumë