Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori Jashari priti në takim hetuesit nga drejtoria për trafikim me qenie njerëzore
Kryeprokurori Jashari priti në takim hetuesit nga drejtoria për trafikim me qenie njerëzore

Ferizaj, 03 Mars 2022- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, së bashku me prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, znj.Sebahate Sinani, njëherësh edhe kordinatore për rastet e trafikimit me qenie njerezore, kanë pritur sot në takim hetuesit nga Drejtoria për Trafikim me qenie njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth planeve operative në regjionin e Ferizajt p&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Lumezi priti në takim partnerët e Projektit EUKOJUST
Kryeprokurori Lumezi priti në takim partnerët e Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 4 mars 2022 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ-ja, Teresa Thalhammer, me bashkëpunëtorë. Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtoresha Thalhammer patën diskutime të frytshme për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST. Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për çështje të ndryshme, ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 04 mars 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i akuzuari I.O., me datë 27.01.2022 rreth orës 13:30 në Prizren duke qenë n&...

Lexo më shumë
Vazhdon aksioni “Brezovica 3”
Vazhdon aksioni “Brezovica 3”

Ferizaj, 03 Mars 2022 - Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.   Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për falsifikim të parave
Aktakuzë për falsifikim të parave

Prizren, 02 mars 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Th., B.M., dhe L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta  ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për vrasjen e 14 vjeçarit
Ndalohet një person për vrasjen e 14 vjeçarit

Prishtinë, 2 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me aktvendim të prokurorit nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se më 01.03.2022, në Rr.“Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari me urdhër të prokurorit është ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
Kryeprokurori Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Mitrovicë, 01 mars 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani ka takuar z. Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë. Gjatë takimit, Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese. Sipas Ujkanit, raportet e mira ndër njerëzore janë &...

Lexo më shumë
Aktakuzë për posedim dhe përdorim të armës
Aktakuzë për posedim dhe përdorim të armës

Prizren, 28 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1,  dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës s&...

Lexo më shumë