Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Komunikatë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës
Komunikatë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 11 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias, i cili në uebfaqen zyrtare të tij ka njoftuar se më 18-19 mars 2022 do të mbajë seancën për trajtimin e kësaj çështjeje. Prandaj, edhe një herë, shprehim shqetësimin tonë ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Maloku: Jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Zyrës së BE-së për sistemin prokurorial
Kryesuesi Maloku: Jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Zyrës së BE-së për sistemin prokurorial

Prishtinë, 10 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Këshilltarin për Politika në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Mats Persson. Kryesuesi Maloku dhe Këshilltari Persson diskutuan për aktivitetet e zhvilluara dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të dyanshëm mes sistemit prokurorial dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. ...

Lexo më shumë
DEKLARATË E KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS
DEKLARATË E KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 9 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nëpërmjet kësaj deklarate, shpreh shqetësimin e thellë për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur sot më 9 mars 2022, pa u njoftuar Këshilli Prokurorial për draftin final, i cili ishte në diskutim të grupit punues.   KPK-ja njofton opinionin publik se që ...

Lexo më shumë
Vlerësohet mbështetja e Projektit EUKOJUST për sistemin prokurorial
Vlerësohet mbështetja e Projektit EUKOJUST për sistemin prokurorial

Prishtinë, 3 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ-ja, Teresa Thalhammer. Kryesuesi Maloku dhe Drejtoresha Thalhammer kanë diskutuar për aktivitetet  e zhvilluara deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST. Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, ka thënë se ky projekt është duke pasur ndikim të rëndësishme në shum&...

Lexo më shumë
Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës
Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës

Prishtinë, 3 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum është nënshkruar nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku dhe Dekani i Fakultetit Juridik të UHZ-së të  Pejës, Avdullah Robaj. Qëllimi i memorandumit është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në ...

Lexo më shumë
Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të Shtetit
Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të Shtetit

Prishtinë, 3 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përmbyllur intervistimin e tetë kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit në nivel të prokurorive themelore, proces ky, i cili ka nisur në qershor të vitit 2020 dhe ka vazhduar me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021. Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve i Këshillit Prokurorial përbëhet nga pesë anëtarë dhe është ...

Lexo më shumë
Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe KGJK-së për zbatimin e fazës së katërt të projektit SMIL
Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe KGJK-së për zbatimin e fazës së katërt të projektit SMIL

Prishtinë, 2 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e fazës tranzitore (fazës së katërt) të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Në ceremoninë e nënshkrimit, u tha se ky akt i rëndësishëm ndërinstitucional n&...

Lexo më shumë
KPK dhe Kolegji UBT nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
KPK dhe Kolegji UBT nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 2 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Kolegji UBT kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi. Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kolegjit UBT për mundësinë e realizimit të vizitave studimore ...

Lexo më shumë