Prizren, 16 Maj 2024– Prokurorinë Themelore në Prizren, e vizituan një grup studentësh të Fakultetit Juridik nga Unviersiteti “Ukshin Hoti”- Prizren, dhe profesorë nga ky universitet, të cilët kishin për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë institucion. Qëllim kryesor i kësaj vizite, ishte edukimi dhe marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori, ku me këtë rast, student&...
Lexo më shumëPrizren, 14 Maj 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140, të Kodit ...
Lexo më shumëPrizren, 02 Maj 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, ...
Lexo më shumëPrizren, 29 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, së bashku me Koordinatoren për rastet e dhunës në familje, prokuroren Mehreme Hoxha, kanë mbajtur takim me grupin koordinues, me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie. Në këtë takim ishin të pranishëm prokurorët koordinatorë të dhunës ...
Lexo më shumëPrizren, 26 Prill 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës ...
Lexo më shumëPrizren, 15 Prill 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 sipas Kodit Penal të ...
Lexo më shumëPrizren, 05 Prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur sot në takim përfaqësues të njësisë ushtarake të KFOR-t zviceran. Fillimisht, Kryeprokurori Shala i’u shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe i falenderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Të njëjtit, i njoftoi për organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie. Po ashtu, ...
Lexo më shumëPrizren, 29 Mars 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.P., dhe L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165, dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., gjatë periudhë...
Lexo më shumë