Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë kundër N.M dhe R.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Aktakuzë kundër N.M dhe R.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 8 korrik 2016 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve N.M dhe R.M.   Sipas aktakuzës të pandehuri N.M., dhe R.M., si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  nuk i kanë përmbushë detyrat zyrtare të tyre  me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për personin tjetër apo q&...

Lexo më shumë
Lumezi e Osmani thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit
Lumezi e Osmani thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit

Prishtinë, 4 korrik 2016 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani. Gjatë këtij takimi, u bisedua për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, si dhe kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit  mes ...

Lexo më shumë
Sqarim për media
Sqarim për media

Prishtinë, 3 korrik 2016 / Pas akuzave publike kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga i pandehuri Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit sqaron si në vijim:   Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konsideron se ky komunikim i të akuzuarit me kryeprokurorin e Shtetit, kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Kosovës është i paprecedent dhe i ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Prishtinë, 01 korrik 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër tre të pandehurve M.B., D.B., dhe ZH.M., për veprat penale: Krimi i Organizuar, në kundërshtim me nenin 274 par. 1 dhe par. 2 të KPK-së, lidhur me veprat penale: Kontrabandimi i mallrave, në kundërshtim me nenin 273 par.1 të KPK-së,&...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.H. për veprën penale: Përvetësimi në detyrë
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.H. për veprën penale: Përvetësimi në detyrë

Prishtinë, 1 korrik 2016 – Departamenti për Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit B.H. për veprën penale: Përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafit 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës i pandehuri nga muaji tetor i vitit 2015 e deri në muajin shkurt 2016, në Dragash, me qëllim të ...

Lexo më shumë
Njoftim për media lidhur me raportet e auditmit
Njoftim për media lidhur me raportet e auditmit

Prishtinë, 30 qershor 2016/  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit merret me ndjekjen penale të veprimeve, të cilat janë të inkriminuara me ligj si vepra penale dhe për të cilat është paraparë sanksioni penal e jo edhe me shkelje të procedurave administrative. Raporti i auditimit mund të paraqet burim të rëndësishëm për fillimin e hetimit nga Prokuroi i Shtetit, mirëpo jo secili raport.  Prokurori i Shtetit nuk ësht&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Lumezi takoi kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend, nga të cilët kërkoi që të jenë sa më efikas në punën e tyre
Kryeprokurori Lumezi takoi kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend, nga të cilët kërkoi që të jenë sa më efikas në punën e tyre

Prishtinë, 28 qershor 2016 / Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit. Në këtë takim kryeprokurori Lumezi i informoi kryeprokurorët lidhur me mandatin e prokurorëve të misionit EULEX dhe kompetencat që do t’i kenë prokurorët vendës në rastet e krimeve më të rënda. Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi kërkoi nga udhëheqë...

Lexo më shumë
Sqarim për media
Sqarim për media

Prishtinë, 28  qershor 2016/Gjatë ditës së djeshme në disa media janë publikuar raporte, në të cilat është pohuar se: “Prokuroria do të bëj pastrimin e listave për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Prokurori i Shtetit nuk është institucion administrativ që merret me pastrimin e listave të veteran&...

Lexo më shumë