Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST
Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST

Prishtinë, 4 prill 2022 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit EUKOJUST, të kryesuar nga ish-Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Veerswijk, i angazhuar si ekspert në këtë projekt, i shoqëruar nga eksperti tjetër, Cristian Nicoara.   Kryeprokurori Lumezi dhe ekspertët Veerswijk dhe Nicoara patën diskutime produktive për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen n&...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës
Aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës

Prishtinë, 29 mars 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.A, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kund&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj katër personave në rastin e sekuestrimit të 2.5 kg narkotikë
Kërkohet paraburgim ndaj katër personave në rastin e sekuestrimit të 2.5 kg narkotikë

Prishtinë, 25 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i  Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republik&...

Lexo më shumë
Aktakuzë me propozimin për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer katër raste të vjedhjes
Aktakuzë me propozimin për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer katër raste të vjedhjes

Prishtinë, 24 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.J., në drejtim të veprës penale “Vjedhja”, nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I njëjti më 23.03.2022, është ndaluar me aktvendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit, pasi gjatë muajve nëntor-dhjetor 2021 dhe shkurt-mars 2022, ka kryer katër vjedhje në një market dhe barnatore në ...

Lexo më shumë
Diskutohet me institucionet relevante rritja e numrit të delikuenteve të mitur
Diskutohet me institucionet relevante rritja e numrit të delikuenteve të mitur

Prishtinë, 11 mars 2022– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, shoqëruar nga përgjegjësi i Departamentit për të Mitur, Fatmir Behrami, si dhe prokurorë të kësaj prokurorie kanë pritur në takim drejtorë të Drejtorive të Arsimit në regjionin e Prishtinës, përfaqësues nga Njësiti i Kibernetikës në Policinë e Kosovës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për vrasjen e 14 vjeçarit
Ndalohet një person për vrasjen e 14 vjeçarit

Prishtinë, 2 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me aktvendim të prokurorit nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se më 01.03.2022, në Rr.“Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari me urdhër të prokurorit është ...

Lexo më shumë
AKTAKUZË PËR RASTIN “SUBVENCIONET I’’
AKTAKUZË PËR RASTIN “SUBVENCIONET I’’

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër njëzetenjë (21) të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së,  ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 KPRK-së, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 t&...

Lexo më shumë
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 22 shkurt 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se më 22 shkurt 2022, ka ftuar për intervistë deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, në lidhje me paraqitjen e saj publike në emisionin “Oxygen” të datës 12 shkurt 2022, e cila ka deklaruar se ka njohuri lidhur me një rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Gjatë intervistës, Prokuroria ka kë...

Lexo më shumë