Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me Covid-19
Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me Covid-19

Prishtinë, 4 shtator 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi  i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit ...

Lexo më shumë
Ndalohet personi i cili sulmoi tri vajzat në Prishtinë
Ndalohet personi i cili sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Prishtinë, 3 shtator 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikë...

Lexo më shumë
Aktakuzë për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare
Aktakuzë për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare

Prishtinë, 3 shtator 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet I.G. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet I.G., ka kryer veprën penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.                                     &...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për fajde, rrëmbim e blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për fajde, rrëmbim e blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Prishtinë, 31 gusht 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj personit me inicialet A.O., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331 të KPRK-së, “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal
Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal

Prishtinë, 31 gusht 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet A.I.  Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet A.I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi  1 i KPRK-së.

Lexo më shumë
NJOFTIM NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË
NJOFTIM NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË

Prishtinë, 27 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me kryerjen e ekspertizave nga ekspertët e angazhuar mjeko-ligjor. Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ndalon një person për vrasje të rëndë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ndalon një person për vrasje të rëndë

Gjakovë, 27 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me arm&...

Lexo më shumë
Reagim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj
Reagim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 26 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, reagon ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Brendshme, të publikuara në media, me titull “Sveçla: Prokuroria dhe gjykatat u treguan të papërgjegjshme, policia e arrestoi 135 herë”.  Këto deklarata janë të paqëndrueshme, shfaqin mosnjohuri elementare profesionale, janë krejtësisht tendencioze dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit për përfitime politike.  Për dijeninë e ...

Lexo më shumë