Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

SQARIM PËR MEDIA
SQARIM PËR MEDIA

Prishtinë, 16 nëntor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për vrasje e rëndë në tentativë
Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për vrasje e rëndë në tentativë

Prishtinë, 5 nëntor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K., me dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës s&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për lidhje e kontratës së dëmshme
Aktakuzë për lidhje e kontratës së dëmshme

Prishtinë, 21 tetor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 237 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ...

Lexo më shumë
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin për monitorimin e drejtësisë
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin për monitorimin e drejtësisë

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) prezantoi Raportin e tij të parë publik të monitorimit sistematik dhe tematik të drejtësisë, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit  mars 2020 dhe përfshin gjetjet nga 107 raste dhe 312 seanca të monitoruara, si dhe rekomandimet specifike për autoritetet e Kosovës për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë. Duke iu drejtuar ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për krime kibernetike
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për krime kibernetike

Prishtinë, 17 shtator 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve E.J., Ç.B., dhe V.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ...

Lexo më shumë
Sqarim për media
Sqarim për media

Prishtinë, 1 shtator 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin lidhur me prononcimet publike të avokates Rina Kika, gjatë ditës së djeshme, me pretendimin se aktakuza ndaj personit me inicialet  S.O., është ngritur pa përfshirjen e veprës penale “Dhunimi”. Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, prokurori i çështjes të Departamentit të Krimeve të Rënda, ...

Lexo më shumë
Aktakuzë per marrje e ryshfetit e keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë per marrje e ryshfetit e keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 24 korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda–Njësia kundër Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të KPRK-s&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për personin lidhur me rastin e vrasjes me sëpatë në Fushë Kosovë
Kërkohet paraburgim për personin lidhur me rastin e vrasjes me sëpatë në Fushë Kosovë

Prishtinë, 21 korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrusheshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së ...

Lexo më shumë