Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Shtetit fillon hetimet kundër J. J dhe M. J

Prishtinë, 22 nëntor  2015 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, J. J. dhe M.J.

Pas një kontrolli të kryer nga ana e Policisë në vendkalimin kufitar në Vërmicë komuna e Prizrenit, dy të pandehurve J. J dhe M. J., iu është gjetur një sasi e substancës narkotike prej 16 kilogramësh në veturën e tyre.

Të pandehurit lëndët narkotike prej 30 paketime (qese plastike të tejdukshme ) të dyshuara të llojit marihuanë (16 kilogram e 290 gram), e kanë transportuar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje personave tjerë.

Po ashtu, gjatë kontrollit dhe bastisjes nga Policia në shtëpinë e të pandehurit J. J., është gjetur edhe një qese plastike e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 500 gram, të cilat janë konfiskuar në vendin e ngjarjes nga policia.

Dy të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë te Gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.