Zyra për Komunikim Publik funksionon si pjesë e rëndësishme e Prokurorit të Shtetit. Puna e kësaj zyre ka për qëllim realizimin e njohjes së opinionit publik me veprimtarinë dhe aktivitetet e gjithë institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Zyra bën transparente punët dhe aktivitetet e prokurorive për opinionin publik dhe institucionet vendëse dhe ndërkombëtare, duke i ofruar informacione për veprimtarinë e prokurorive.
Zyra për Komunikim Publik nuk ofron asnjë informatë qoftë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi që do të zbulonte sekretet zyrtare, do të rrezikonte një hetim apo procedurë penale në zhvillim e sipër, do të dëmtonte integritetin, dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat për privatësinë e cilitdo person, apo që do të shkelte të drejtat e të miturve.
Kontakti:
Liridonë Kozmaqi Hajdaraj
Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik
Tel: +383/38/200 18 848
E-mail: liridona.kozmaqi@rks-psh.org;
Adresa postare: Rruga: "Luan Haradinaj",
kati i II-të, zyra 204, 10 000 Prishtinë, Kosovë