Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aleksandër Lumezi

Ish-Kryeprokuror i Shtetit të Republikës së Kosovës përgjatë mandatit të plotë kushtetues shtatëvjeçar 2015-2022.

Ish-Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi, lindi më 5 gusht 1964 në Prizren. Fakultetin Juridik e ka kryer më 13 prill 1989 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë më 25 prill 1991. 

 

Përvoja e punës:

Kryeprokuror i Shtetit

21/04/2015 deri më 21/04/2022

I propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe i emëruar me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës. 

                         

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

21/04/2015 deri më 14/01/2016 (sipas detyrës zyrtare);

 

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës

14/01/2016 deri më 21/04/2022 (sipas detyrës zyrtare);

 

Anëtar i Bordit të Inteligjencës Financiare – Ministria e Financave

21/04/2015 deri më 21/04/2022 (sipas detyrës zyrtare);

 

Anëtar i Bordit për Siguri Publike – Akademia Policore e Kosovës

21/04/2015 deri më 21/04/2022 (sipas detyrës zyrtare); 

 

Anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

04/04/2017 deri më 21/04/2022 (sipas detyrës zyrtare);

Në bazë të Ligjit Nr. 05/L -095 për Akademinë e Drejtësisë

 

Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

04/04/2017 deri më 25/09/2020 (sipas detyrës zyrtare);

I zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

 

Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, pyetës në lëndën: E drejta penale;

15/03/2018 deri më 15/03/2020;

I propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

 

Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit

01/01/2013 deri më 20/04/2015;

 

Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë

29/06/2010 deri më 31/12/2012;

 

Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë

16/07/2008 deri më 28/06/2010;

 

Zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës

21/03/2005 deri më 15/07/2008;

 

Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës

01/09/2000 deri më 20/03/2005;

 

Bashkëpunëtor Profesional te Avokati Nikë Lumezi

01/03/1994 deri më 31/03/1996;

 

Praktikant Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

01/11/1989 deri më 31/10/1991.

Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca shkencore dhe profesionale, si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Flet gjuhën serbe në nivel të avancuar dhe flet gjuhën angleze në nivel mesatar.

 

Aleksandër Lumezi jeton dhe vepron në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ismet Kabashi

Ish- Kryeprokuror i Shtetit të Republikës së Kosovës

 

 

 

Emri: Ismet KABASHI 

 

Profesioni: Jurist

 

Data e lindjes:

 

Kombësia: Shqiptar

 

Statusi: I martuar

 

 

Ish-pozicioni profesional:

 

2011-2014:

 

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

 

 

Përmbledhje e karrierës:

 

1972-1973:

Gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjykatën Komunale të Skenderajt

 

1974-1975:

 

Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë

 

1975-1978:

 

Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë

 

1978-1986:

 

Kryeprokuror Publik Komunal në Mitrovicë

 

1986-1988:

 

Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë

 

1988- 1990:

 

Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike Krahinore

 

1990- 1999:

 

Avokat në Mitrovicë

 

1999-2001:

 

Kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë

 

2001-2004:

 

Avokat në Mitrovicë

 

2004-2010:

 

Prokuror në Prokurorinë Publike të Kosovës

 

2010 - 2014:

 

Kryeprokuror i Shtetit

 

Gjuhët:

Gjuhë serbe