Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së priti në një takim ekspertin e projektit EUKOJUST

Prishtinë, 19 dhjetor 2023 –Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Sami Istrefi, ka pritur në një takim ekspertin e  Projektit EUKOJUST, z. Cristian Nicoara.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për fazën e tashme të implementimit të projektit EUKOJUST dhe për bashkërendimin e aktiviteteve dhe prioriteteve të përbashkëta në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve administrative të sistemit prokurorial.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, z.Istrefi, falënderoi ekspertin e projektit EUKOJUST, z.Nicoara, duke kërkuar përkrahjen e projektit EUKOJUST për finalizimin e Strategjisë për Komunikim Publik, për të përmirësuar cilësinë e komunikimit të sistemit prokurorial dhe për rritjen e transparencës ndaj opinionit të gjerë publik.

Përfaqësuesi e projektit EUKOJUST, z.Nicoara, theksoi se bashkëpunimi me sistemin prokurorial është shtrirë në shumë fusha në kuadër të zbatimit të objektivave strategjike, duke konfirmuar ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës deri në përmbylljen e këtij projekti.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për të punuar sipas planifikimit dhe duke identifikuar çështje dhe sfida, me të cilat ballafaqohet Këshilli dhe Prokurori i Shtetit, në mënyrë që të harmonizohen dhe koordinohen veprimet e ardhshme për adresimin efikas të tyre.