Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në një takim njohës drejtorët e rinj të administratës së sistemit prokurorial

Prishtinë, 15 dhjetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Jetish Maloku, ka pritur në një takim njohës Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi dhe Drejtoreshën e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, znj.Arta Kelmendi, me ç’rast u zhvillua edhe ceremonia e pranimit dhe dorëzimit të detyrave të tyre.

Kryesuesi Maloku, duke uruar drejtorët e rinj për zgjedhjen e tyre në krye të administratës së sistemit prokurorial, theksoi se faktikisht zgjedhja e tyre është një mundësi e re për fuqizimin e mëtejshëm dhe arritjen e koherencës në të gjitha proceset e punës.

Pas njoftimit të drejtorëve të rinj për proceset aktuale, si dhe për aktivitetet e parapara dhe veprimtarinë që do të zhvillohen gjer në fundvit, ndër të tjera, është diskutuar edhe për përmbylljen me kohë të planifikimeve që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e veprimtarisë administrative të KPK-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit.    

Rjedhimisht, në fund të takimit, drejtorët e rinj u zotuan se do të angazhohen me vullnet dhe përkushtim të madh për zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që morën sot dhe, njëkohësisht, për zbatimin e një kornize të qartë të punëve ekipore, të cilat do të ndikojnë në tejkalimin e sfidave, ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve për të pasur efikasitet dhe efektivitet në punë, llogaridhënie dhe transparencë.