Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vrasje e dyfishtë në fshatin Madanaj, Komuna e Gjakovës

 

Gjakovë, 26 qershor 2023 Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se dje ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Madanaj, Komuna e Gjakovës.

Me datë 25.06.2023, rreth orës 20.20/h, në fshatin Madanaj, Komuna e Gjakovës, i dyshuari GJ.GJ pas një mosmarrëveshje që ndërlidhet me prone, me përdorimin e armës së zjarrit duke shtënë ka privuar nga jeta tani të ndjerët H.I dhe B.I, ashtu që pas marrjes së njoftimit nga policia e Kosovës, menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjkovë, prokurori kujdestar, gjyqtari i procedures paraprake si dhe të gjitha njësit relevante. Po ashtu është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe me urdhresë të prokurorit viktimat janë dërguar për autopsi, si dhe janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e provave material dhe personale nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokuroria Themelore Gjakovë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit të lartcekur, për shkak të veprës penale, Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.