Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale sulm seksual

Gjakovë, 07 shkurt 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokuroria njofton se,  më 16 dhjetor 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.

E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

 

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.