Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ngrihet aktakuzë për import, vjedhje të rëndë në tentativë dhe shitje të paautorizuar të armëve

Prishtinë, 24 dhjetor 2021 - Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit, A. L, H.Z dhe M.K, kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri A.L., në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 315, paragrafi 2,  nënparagrafi 2.6 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe 28 të KPRK-së

Gjithashtu, i pandehuri A.L. ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, kurse i pandehuri tjetër, H.Z. ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri, M.K. me këtë ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.