Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjakovë ndalon një person për vrasje të rëndë


Gjakovë, 27 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.