Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj një të pandehuri për veprën penale rrezikim i trafikut publik, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person


Gjakovë, 28 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë,  për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 26 qershor 2021, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”,duke mos e  përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, i cili për momentin ishte i ndaluar në shirin emergjent, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën i dëmtuari N.A.


Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021.


Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjakovë