Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial i Kosovës së shpejti do të shpallë konkursin për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve

Prishtinë, 24 shkurt 2011- Në takimin e fundit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mes tjerash u shqyrtua edhe nevoja për shpalljen e vendeve të lira të punës për prokurorë.

Në këtë takim u shqyrtua draft-rregullorja për Emërimin e Prokurorëve. Pas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës u formua një grup punues, i cili do t’i inkorporoj vërejtjet dhe sugjerimet dhe do ta përgatit draftin final të kësaj rregulloreje.

Me këtë rregullore do të përcaktohen kriteret që duhen plotësuar kandidatët e interesuar për tu emëruar prokuror dhe procedurat për emërimin e tyre.

Aprovimi i Rregullores për Emërimin e Prokurorëve, është paraparë të bëhet në takimin e ardhshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe menjëherë pas miratimit KPK-ja do ta shpallë konkursin për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve.