Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin

Prishtinë, 26 maj 2011 / Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke u kushtuar vëmendje të posaçme lëndëve të korrupsionit, kanë kryer 133 lëndë.

Gjatë kësaj periudhe janë hedhë kallëzimet penale apo raportet në 37 lëndë, janë pushuar hetimet në 6 lëndë, është pezulluar hetimi në një lëndë, ndërsa janë paraqitur aktet akuzuese në 46 lëndë.

Numri i lëndëve të paraqitura në prokurori gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 152 lëndë, kështu që më 31.03.2011 prokuroritë e Republikës së Kosovës kanë në punë gjithsej 369 lëndë nga kompetenca e prokurorive komunale dhe atyre të qarkut.

Pas konsolidimit të prokurorive, caktimit të prokurorëve të ngarkuar me lëndë të korrupsionit në secilën prokurori të qarkut dhe komunale dhe nën drejtimin e koordinatores për punë në lëndët e korrupsionit, znj. Drita Hajdari-prokurore e Qarkut në Prishtinë, këto janë vetëm rezultatet fillestare që gjatë tremujorit të dytë të këtij viti do të jenë shumë më të mëdha.

Prokuroritë do tu kushtojnë edhe më tutje prioritet primar lëndëve të kësaj natyre.