Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti gjashtëmujor, (janar – qershor 2011), lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 12 dhjetor 2010 në Republikën e Kosovës

Që nga data 30 dhjetor 2010 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike, kandidatet, shoqëria civile dhe vëzhguesit e zgjedhjeve kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 12 dhjetor 2010 në Republikën e Kosovës.

Më 31 dhjetor 2010, nga Prokuroria e Shtetit të gjitha këto lëndë u janë dërguar në kompetencë prokurorive kompetente, me qëllim që aty ku ekzistojnë elementet e veprës penale të ndërmerren veprime konform dispozitave ligjore.

Më 9 janar 2011 duke parë sërish parregullsitë që kanë shënuar këtë proces PZAP-ja sërish i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit më datën 20 janar 2011 edhe 58 raste, të cilat Ju kanë ndarë sipas kompetencës këtyre prokurorive.

Që nga muaji janar e gjerë në muajin qershor prokuroritë duke Ju dhënë prioritet lëndëve të zgjedhjeve kanë arritur që të ushtrojnë akte akuzuese – aktakuza dhe propozim akuza siç vijon:

• Prokuroria Komunale në Prishtinë, ka pranuar 87 lëndë, prej të cilave:
- Janë ngritur 19 aktakuza ku janë akuzuar 137 persona;
- Janë ngritur 19 propozim akuza ku janë akuzuar 162 persona;
- Janë hedhur 7 kallëzime penale;
-18 raste janë mbyllur me shënim zyrtar në mungesë të elementeve të veprës penale;
- 6 kallëzime penale janë dërguar në kompetencë territoriale dhe
- 18 lëndë janë akoma në punë.
- Për 3 raste është mbajtur shqyrtimi gjyqësor dhe është marr aktgjykim, me të cilin janë dënuar me dënim me kusht, 2 raste tjera janë gjykuar me dënim me gjobë dhe ndaj të tri aktgjykimeve prokuroi ka ushtruar ankesë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal.

Prokuroria Komunale në Prishtinë është duke i përgatitur edhe 70 raste të tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta, lidhur me lëndët, ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

• Prokuroria Komunale në Gjilan, ka pranuar 8 lëndë, prej të cilave
- Janë ngritur 3 propozim akuza, ku janë akuzuar 4 persona;
- Janë hedhur 4 kallëzime penale;
- Janë mbyllur 2 lëndë;

-Janë dënuar: një person me 3 muaj burg me kusht dhe një është liruar nga dënimi. Edhe kundër këtyre aktgjykimeve prokurori ka ushtruar ankesë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal.

Prokuroria Komunale në Gjilan është duke përgatitur edhe raste të tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës – është në pritje për sigurimin e adresave dhe gjeneralëve te anëtareve te komisioneve zgjedhore.

• Prokuroria Komunale në Ferizaj, ka pranuar 34 lëndë, prej të cilave
- Janë ngritur 9 aktakuza, ku janë akuzuar 47 persona;
- Janë hedhur 2 kallëzime penale me dy persona;
- Janë marr katër aktgjykime: 6 persona janë shpallur fajtor, (një është dënuar me burg efektiv dhe tjerët janë dënuar me dënime me kusht), për 2 persona është refuzuar akuza, 7 persona janë liruar, për 2 persona është veçuar procedura, janë ushtruar 3 ankesa kundër aktgjykimeve të shpallura dhe një ankesë është paralajmëruar, si dhe janë konfirmuar edhe 3 aktakuza tjera.

Prokuroria Komunale në Ferizaj është duke përgatitur edhe 34 lëndë të tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës-është në pritje për sigurimin e adresave dhe gjeneralëve te anëtareve te komisioneve zgjedhore.

• Prokuroria Komunale në Gjakovë, ka pranuar 2 lëndë, prej të cilave
- Janë ngritur 2 aktakuza, ku janë akuzuar 2 persona;
- Janë dënuar me dënime me gjobë ku është ushtruar ankesë nga Prokurori.

Prokuroria Komunale në Gjakovë ka ngritur 11 aktakuza të drejtpërdrejta ndaj 76 personave me raporte preliminare lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

• Prokuroria Komunale në Mitrovicë, ka pranuar 55 lëndë,prej të cilave

- Janë ngritur 10 propozim akuza, ku janë akuzuar 13 persona;
- Janë hedhur 12 kallëzime penale;
- Një lëndë ka kaluar në kompetencë për kundërvajtje;
- Nuk është marr akoma asnjë vendim gjyqësor.

Prokuroria Komunale në Mitrovicë është duke përgatitur edhe disa raste tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës-është në pritje për sigurimin e adresave dhe gjeneralëve të anëtareve të komisioneve zgjedhore.

• Prokuroria Komunale në Prizren, ka pranuar 28, prej të cilave
- Janë ngritur 3 propozim akuza, ku janë akuzuar 3 persona;
- Janë hedhur 5 kallëzime penale;
- Nuk është marr akoma asnjë vendim gjyqësor.

Prokuroria Komunale në Prizren prej 59 lëndëve të marra me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në baze të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës-gjerë më tani ka ushtruar 7 aktakuza kundër 49 persona, ndërsa për rastet tjera është në pritje për sigurimin e adresave dhe gjeneralëve te anëtareve të komisioneve zgjedhore.

• Prokuroria Komunale në Pejë, ka pranuar 25 lëndë, prej të cilave
- Janë ngritur 2 aktakuza, ku janë akuzuar 8 persona;
- Është ngritur një propozim akuzë ku është akuzuar 1 person;
- Janë hedhur 17 kallëzime penale;
- Nuk është marr akoma asnjë vendim gjyqësor.

Prokuroria Komunale në Pejë është duke përgatitur edhe disa raste tjera me raporte preliminare për të ushtruar aktakuza të drejtpërdrejta lidhur me lëndët ku janë gjetur parregullsi gjatë rinumërimit të votave nëpër vendvotime në bazë të rezultateve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës-është në pritje për sigurimin e adresave dhe gjeneralëve të anëtareve të komisioneve zgjedhore.

Prokuroria e Shtetit është duke përcjellur me vëmendje punën e prokurorive komunale dhe duke i dhënë prioritet lëndëve që kanë të bëjnë me këto parregullsi.

Sipas rezultateve të pranuara nga Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës, gjerë më tani janë akuzuar 502 persona që kanë të bëjnë me veprat penale të Keqpërdorimit të drejtës së votimit nga neni 178 dhe veprës penale Mashtrimi në votime nga neni 180 i KPK-së dhe veprave penale të parapara nga ky kapitull.

Sipas statistikave të pranuara gjerë më tani, lëndët që kanë përfunduar me aktgjykime, kryesisht kanë pasuar dënime me kusht dhe dënime me gjobë, përpos një rasti që gjerë me tani e kemi në evidencë, si dënim me burg efektiv në Ferizaj.