Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Prizrenit fillon hetimet kundër të pandehurit M.N

Prishtinë, 30 nëntor 2015 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit M. N., i nacionalitetit serb, i njohur ndryshe me nofkën  “Taksist”.

Prokuroria ka filluar hetimet për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri M. N., ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 170 paragrafi 1 KP-së.

I dyshuari M. N., ka marrë nga dy qytetarë të Kosovës që të dy vëllezër M. V dhe S.V para prej 1.200 eurosh nga 600 euro për person për t’i dërguar në Hungari.

Prokuroria e Shtetit, në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7 dhe nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, ka bërë kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetëditësh ( 30 ) për të pandehurin.