Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Gjilanit ka ngritë aktakuzë kundër të pandehurve B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H

Gjilan, 5 shkurt 2016 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngrit aktakuzë kundër katër të pandehurve, B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, për shkak se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2, pika 2.2. lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të KPRK-së.
 
Të pandehurit B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, gjatë periudhës kohore të vitit 2013 – 2014, dhe në objekte të ndryshme, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo ti shkaktojnë dëme personit tjetër, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Të pandehurit duke mos i ndërmarr veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin  lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, apo që është tejkaluar leja e ndërtimit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat dhe qëllimet e Komunës së Gjilanit, të pandehurit nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim e objekteve pa leje apo të tejkalimit të ndërtimit të objekteve pa leje.