Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

uroria e Pejës ka ngrit aktakuzë kundër Gj. K

Pejë, 8 shkurt 2016 – Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Gj. K., për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par 1 nënparagrafi 2.3 të KPRK-së.

Gj. K., dyshohet se më datë 17 dhjetor 2014, si person zyrtar ka shfrytëzuar pozitën zyrtare me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë pasurore për personin V. T., i njohur për organet e rendit si kontrabandist me kafshë, për çka dyshohet se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par 1 nënparagrafi 2.3 të KPRK.