Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sqarim

Prishtinë, 04 tetor 2016 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se të gjitha raportet e pranuara nga Auditori i Përgjithshëm, menjëherë sapo i ka pranuar i ka dërguar në prokuroritë kompetente dhe ka kërkuar nga të njëjtat që të fillojnë veprimet hetimore sipas ligjit.
 
Andaj, asnjë raport i pranuar nga Auditori i Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga prokuroritë kompetente të Republikës së Kosovës.
 
Po ashtu, siç është njoftuar opinioni edhe më herët, çështjet e prokurimit do të trajtohen me prioritet, ashtu siç janë pajtuar në takimet e Kryeprokurorit të Shtetit me Auditorin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e agjencisë Kosovarë Kundër Korrupsionit.