Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri për veprat penale vjedhje e rëndë dhe falsifikimi i dokumenteve  

 

Gjakovë, më 9 shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet J.K.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri J.K., me datë 25.12.2023, në parkingun e një qendre tregtare në Malishevë, me thyerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, tjetrit i’a merr pasurinë dhe atë të dëmtuarit E.K., me një mjet thyen xhamin e pasëm të veturës se të dëmtuarit, dhe nga aty merr një çantë ku në të ishte një kulet si dhe dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti Gjerman, e një i lëshuar nga shteti i Kosovës.

Në kohë të panjohur e gjerë me dt.07.02.2024 në Malishevë, me dije përdor dokumentin e falsifikuar si origjinal dhe atë patentë shoferin si dhe kartën e identitetit, që të dy dokumentet i përdor kinse si origjinale, ku të njëjtat posedojnë të dhënat personale të personit të identifikuar si A.M., ndërsa fotografia e vendosur në ato dokumente është e të pandehurit J.K.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale "Vjedhja e Rëndë" nga neni 315 par.1 nën par.1.1 të  KPRK-së, si dhe veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve" nga neni 390 par.1 të KPRK-së.