Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri lidhur sulmin ndaj gazetarëve

 

Gjakovë, 21 Korrik 2023 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet I.J ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, i pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.J, ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 par.2 të KPRK-së, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 nënpar.1.4 të KPRK-ës si dhe veprën penale “Marrja në posedim të pasurisë së luajtshme nga neni 319 par 1 të KPRK-së.