Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PSRK ka ngritur atkakuzë kundër A.B., O.B. dhe S.B., për krim të organizuar dhe detyrim

Prishtinë, 10 gusht 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur atkakuzë kundër të pandehurve A.B., O.B. dhe S.B., për shkak se kanë kryer  veprën penale  krimi i organizuar lidhur me detyrim.
 
Sipas aktakuzës, të pandehurit A.B., O.B. dhe S.B., në bashkëkryerje tani me të ndjerin R.Sh., i cili është vrarë në gusht të vitit 2014, si dhe me disa persona tjerë, ende të paidentifikuar, si grup i organizuar kriminal, gjatë periudhës kohore shumëvjecare kanë kryer një varg të krimeve të rënda penale me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.

Të pandehurit kanë bërë presione të vazhdueshme, si dhe kërcnime të rënda, në të dëmtuarit M.T., H.Sh. dhe  I.O., që ta lirojnë pronën e patundshme - ngastren kadastrale me sipërfaqe prej 10.12.53 ha e cila gjendet në Fushë Kosovë, rruga për Prishtinë, në vlerë prej rreth 20 milionë euro.

Pronar legjitim i kësaj tokë është kombinati  “Bujqësia”, ndërsa i dëmtuari M.T., 14 vite më parë atë tokë e ka marrë me qira dhe në të ka ndërtuar disa objekte, po ashtu me vlerë milionshe.

Si rezultat i veprës penale, në mars 2014 i dëmtuari M. T., ka qenë i detyruar që të largohet nga prona e tij dhe të pandehurit ia kanë ndaluar edhe qasjen fizike në objektet e tij.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se grupi i njëjtë kriminal, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin A.H, pronar i ngastrës e cila kufizohet me ngastren e cekur më lartë, të cilin  e kanë detyruar që t’ia paguajë  165.000 €.   Të pandehurit gjenden në paraburgim.